TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 22:59

Zbulohet marrëveshja Rama-Zelensky për armët, brenda 3 muajsh nis dërgimi i municioneve

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet marrëveshja Rama-Zelensky për armët, brenda 3 muajsh nis
Uzina e Gramshit

Ish-gjenerali i Ushtrisë, deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku është shprehur se prodhimi i armatimit në Shqipëri do të filloj brenda 6 muajsh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse puna fillon shpejt, mund të ndodhë që dërgesat e para të armëve të fillojnë pas tre muajsh.

Unë mendoj se prodhimi i armatimit në Shqipëri do të filloj më shpejt se brenda 6 muajve të parë. Po të ecin punët shpejt ashtu siç e kërkon realiteti në fushën e luftimit mund të ndodhin që dërgesat e para të municionit të fillojnë pas tre muajsh. Mund të ndodh që dërgesat e para të municionit të fillojnë pas 3 muajsh të kalibrave të vegjël. Sot ka teknologji, të shpejtë të lëvizshme. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë. Ne na bën më të fortë”, tha ai.

Lini një Përgjigje