TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 12:18

Xhoana Nano mes lotëve: Dita më e errët e jetës, Fatosi eci mes baltës së politikës pa u bërë pis

Shkruar nga Pamfleti

Xhoana Nano mes lotëve: Dita më e errët e jetës, Fatosi eci

Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë

Xhoana Nano, bashkëshorte e ish-Kryeministrit Fatos Nano, në ceremoninë e lamtumirës së liderit historik të socialistëve, tha se Fatosi ishte shumë më shumë se një figurë publike, ishte i vërtetë.

Ajo tha se sot po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja.

"E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.

Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. E ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që i njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen", tha Xhoana.

Në vijim ajo u shpreh "Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin". 

“Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte”, tha Xhoana Nano në fjalën e mbajtur në ceremoni.

E përlotur, ajo tha se Fatosi ishte i drejtpërdrejtë dhe e donte këtë vend. “Pavarësisht çmimit personal që iu desh të paguante, ai donte të shihte Shqipërinë Europiane”, tha ajo.

Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.

Xhoana Nano mes lotëve: Dita më e errët e jetës, Fatosi eci

“Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë.

Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq.

Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjej te Fatosi”, tha Xhoana Nano.

Ajo tha se Fatosi kishte zemër të madhe që dinte të faltë, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte cilësi që nuk e kishte e nuk pranonte ta njihje.

"Këtë e dëshmoi pas burgimit të padrejtë. Ishte sjella e tij që rindërtoi atë, dhe që nuk duhet është thelbi i jetës së një vendi, paqen sociale. Solli një jetë të re, e konsideronte jetën politike, ji përplasje, por garë dhe konkurrencë, marrëveshje dhe kompromis", u shpreh Xhoana Nano.

Në fjalën e saj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë, tha se Fatosi ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokfortë dhe i vështirë, gjithmonë i ndershëm me veten dhe të tjerët.

"Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi, nuk hoqi dorë për të parë Shqipërinë të drejtë, të begatë, demokratike dhe njerëzore.

Për të gjitha këto sot, mes dhimbjes së thellë, kam një ndjenje dhe më të lartë mirënjohje. Mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij. Të qeshnim dhe të vuanim bashkë, të jetonim. Dua ti them publikisht, Faleminderit Fatos, që më deshe dhe që më dhe mundësinë të të dua, faleminderit që ishte ky që ishe.

Faleminderit që e dhe veten tënde pakursim për mua, për mua për ne, për vendin tonë. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë, jo si burrë shteti, mbi të gjitha si njeriu ynë. U prehsh në paqe pranë zotit”, u shpreh Xhoana. 

2 Komente

  1. T
    Toni Pagdhendur

    Ik moj pirdhu , pjelle e Baxhakeve qe gjithmone gjuajtet pjellat e bllokut, pjella ministrash e qeveritaresh per te shfrytezuar e ngjitur lart me bukurine e races. Shituni pordhe ketyre malokeve e fshatarakeve pabreksa te ardhur e jo Cunave te Tirones qe ju njohin me dhembe e dhemballe. E di gjithe brezi yne se si u ngjize ne barkun e nenes Eda . Nuk po vazhdoj me tej. Mjaft kemi vjelle e vetem te nxjerrim zorret e barkut na ka mbetur.

    1. p
      populli

      Burre i mire ishte F. Nano se te nxorri ty nga mejhanet e qelbura te Greqise edhe u bere milionere me gjakun e vjedhur te shqiptareve. Me cfare jetoni ne Austri? Ku gjetet milionat e eurove qe blete vilen dhe jeten luksoze? Oh harruar ate barcaleten qe nji gjeneral grek te la trashegim ty miliona! Mire thone: Pac fatin e Xhoanes

      Lini një Përgjigje