TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 11:29

Albin Kurti kryen homazhet në nder të Fatos Nanos

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti kryen homazhet në nder të Fatos Nanos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano.

Kurti ka udhëtuar nga Kosova i shoqëruar nga Albulena Haxhiu për të nderuar figurën e Nanos. Kryeministri i Kosovës pas takimit me familjarët ka shkruar fjalët e tij për Nanon në librin e homazhe.

Gjithashtu, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti.

Mexhiti është një nga zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut që merr pjesë në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte.

Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar nga Bujar Osmani.

 

Lini një Përgjigje