TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 08:38

Ceremonia funebre për Fatos Nanon, nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia funebre për Fatos Nanon, nisin homazhet në Pallatin e

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur ceremonia publike funebre në nderim të ish-Kryeministrit Fatos Nano, që u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Qytetarë të shumtë po i bëjnë nderimet e fundit liderit historik të Partisë Socialiste, ndërsa arkmorti mbërriti në hollin e Pallatit të Kongreseve rreth orës 08:15.

Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.

Duke filluar nga ora 8:30 do të mbahen homazhet publike në nderim të liderit historik të PS, Fatos Nano. Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova.

Ceremonia funebre për Fatos Nanon, nisin homazhet në Pallatin e

Në respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendi 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare.

Fatos Nano ndërroi jetë të premten e 31 tetorit në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë. Së fundmi ai pësoi arrest kardiak e më pas vdekje klinike të trurit.

Ceremonia funebre për Fatos Nanon, nisin homazhet në Pallatin e

Ndërkohë më herët, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto të të liderit historik, Fatos Nano i cili ndërroi jetë më 31 tetor.

"Lamtumirë Fatos Nano",shkruan kreu i qeverisë.

Rama do të mbajë edhe një fjalim në nder të ish-kryeministrit Nano.

Lini një Përgjigje