TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 07:10

Fatos Nano përcillet sot për në banesën e fundit, detajet nga ceremonia e lamtumirës

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Nano përcillet sot për në banesën e fundit, detajet

Ish-Kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasditen e së premtes në moshën 73-vjeçare, do të përcillet sot për në banesën e fundit me një ceremoni funebre shtetërore.

Homazhet për liderin historik të socialistëve, që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë në dy fasha orare. Homazhet publike do të zhvillohen nga ora 08:30 deri në orën 11:00.

Pas homazheve publike, në orën 11:15 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik.

Sipas raportimeve pritet që në këtë ceremoni të ketë dy fjalime: një nga një pjesëtar i familjes dhe tjetri nga Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, opozita do të përfaqësohet në ceremoninë shtetërore nga Sekretari  i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Ceremonia funebre e lamtumirës do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve diplomatikë.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare me vendim qeverie, ndërsa

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;

11:00 – Përfundimi i homazheve publike

11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;

12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.

Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.

Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.

 

Lini një Përgjigje