TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2025, 19:46

Frrok Çupi: Fjala që përshkruan Fatos Nanon!

Shkruar nga Pamfleti

Frrok Çupi: Fjala që përshkruan Fatos Nanon!

Sipas Çupit, gjëja e parë që të vjen ndërmend kur përmendet emri i Nanos është falja.

Analisti politik Frrok Çupi e ka cilësuar ish-kryeministrin Fatos Nano si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.

Sipas Çupit, gjëja e parë që të vjen ndërmend kur përmendet emri i Nanos është falja.

Ai e përshkroi ish-kryeministrin si një njeri që falte, madje edhe kundërshtarët e tij politikë, duke kujtuar vuajtjet e tij nën regjimin e dhunshëm Berishës.

Çupi tha se, “Nano ka vuajtur shumë. Ai ishte si ai ‘Krishti’ që u burgos në mënyrë të tmerrshme. Thuhej se e kishin dënuar për 12 vjet, por në politikë flitej se ‘çelësin e burgut e kishin hedhur në lumin e Vjosës’,”.

Gazetari theksoi se burgosja e Nanos nuk ishte thjesht një akt politik, por një sakrificë që, sipas tij, ndihmoi në frenimin e përshkallëzimit të dhunës në vitin 1997.

Fatos Nano u burgos politikisht, por ai u burgos për qytetarët shqiptarë. E them këtë gjë sepse nëse nuk do të burgosej ai, regjimi i dhunshëm në atë kohë do të kishte përshpejtuar vitin 1997.”

Ai kujtoi se Nano mori drejtimin e Partisë Socialiste në një moment kritik, kur ajo vinte nga një trashëgimi komuniste, dhe falë vizionit të tij, ajo u transformua në një forcë moderne dhe të domosdoshme për shoqërinë shqiptare.

Unë e kam ndjekur politikën dhe sigurisht rrugëtimin e Fatos Nanos. Ai kishte shumë vështirësi sepse e mori PS-në në një moment kur ajo vetë vinte nga Partia Komuniste, një parti dogmatike, e pandryshueshme, prej druri, dhe pa Fatos Nanon ajo do të ishte e padobishme për shoqërinë shqiptare. Pa Fatos Nanon, PS do të ishte e padobishme për shoqërinë shqiptare. Ai e reformoi atë me mendje të hapur dhe mençuri,” – tha Çupi.

Një tjetër moment kyç në karrierën e Nanos, sipas analistit, ishte periudha kur ai u zgjodh kryeministër, në një Shqipëri të shkatërruar dhe të djegur. Çupi e përshkroi si një lider që përballoi tragjedinë me kthjelltësi dhe përgjegjësi të lartë, duke ndërtuar themelet e një ekonomie të tregut të lirë dhe një shoqërie të zhvilluar.

“Nano kishte një cilësi të rrallë: kalonte çdo krizë me qetësi dhe buzëqeshje, duke ruajtur kthjelltësinë dhe përkushtimin ndaj vendit,” – shtoi ai.

Duke ndarë momente nga kontaktet personale me Nanon, Çupi tha se kishte qëndruar pranë tij për vite me radhë dhe e kishte parë nga afër energjinë e jashtëzakonshme që ai kishte për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

Ai e donte popullin dhe atdheun me zemër. Ishte themeluesi i epokës së re, ai që hodhi hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, përmes Paktit të Stabilizim-Asociimit,” – theksoi Çupi në Rtsh.

1 Komente

  1. B
    Bashkim laci

    Sa gabim Çupi kur thua qe PPSH u kthye në Parti moderne shqiptare! Akoma sot aty vegjetojnë ish pinjollët e nomenklaturës së lartë komuniste dhe në shumicë janë ish komunistet e pa ndryshuar!

    Lini një Përgjigje