TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2025, 17:16

Dy vite nga pakti Rama-Meloni për kampin e Gjadrit, shpërthejnë protestat në Tiranë dhe Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Dy vite nga pakti Rama-Meloni për kampin e Gjadrit, shpërthejnë

Aktivistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë kanë protestuar sot në Tiranë dhe në Lezhë lidhur me dyvjetorin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër.

Në banderolat e aktivistëve shkruhet: “Meloni, Rama, Von der Leyen, Trump, burgjet tuaja të rimigrimit janë kriminale. Ndalo financimin e luftërave dhe deportimin e emigrantëve.”

Në një tjetër poster të madh, janë afishuar portretet e liderëve, Donald Trump, Ursula von der Leyen, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, të veshur me uniforma policie e ushtarake.

Kampi i Gjadrit u ndërtua pas një pakti mes qeverisë shqiptare dhe italiane.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë.

Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Lini një Përgjigje