
Avokati Romeo Kara, duke folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me 3 plumba, brenda sallës së gjyqit, pasi dha vendimin për një çështje pronësie, tha se vendi ndodhet në gjendje emergjence dhe se “durimi përfundoi tek gjyqtari i fundit”.
“Ka pasur procese pafund. Mesa shoh ‘peri i durimit’ u këput tek gjyqtari i fundit, që për çudi kam marrë mendimet më të mira nga kolegë.
Por nëse kemi perceptimin e saktë që vendi është zhytur në korrupsion dhe një llum moral të paimagjinuar më parë dhe nuk e kemi imagjinuar kurrë që njerëzit do merrnin kaq hapur pronën publike apo pronën e tyre dhe do të ishin krenar.
Për këtë them se ky korrupsion nuk mund të ndodhte pa pasur garancinë e pushtetit të drejtësisë që të ishte inekzistent për njerëzit që shtypeshin”, tha ai.
Më tej komentoi edhe qëndrimet e kreut të PD Sali Berisha, duke thënë se vetë Berisha është simbol i padrejtësisë.
“Ne kemi një reformë që u nis mbase jo si duhet. Ka bërë disa përparime. Por njerëzit nuk mund të torturohen. Në këtë dosje janë përfshirë mbi 20 gjyqtarë. Unë mendoj që deklaratat e Berishës kanë qenë të imponuara që të jetë pak i tërhequr dhe për këtë mund të them që Berisha është denigruesi më i madh i drejtësisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje