TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2025, 10:01

Vrasja në Apel, Balla kërkesë Kuvendit: Në seacën e së enjtes të mbahet 1 minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Kalaja

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Apel, Balla kërkesë Kuvendit: Në seacën e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit u ekzekutua në sallën e gjyqit pas shpalljes së një vendimi për një ccështje pronash.

Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij.

Trupi i pajetë i gjyqtarit Kalaja do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.

Lini një Përgjigje