Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Liridonës, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.
Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin 'Good Morning Albanians' se janë tre arsye të forta pse dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet.
“Dënimi me vdekje ka qenë forma më e lartë e ndëshkimit, por është e papranueshme për shkak të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe nënshkrimit të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, që e ndalon kategorikisht këtë vendim. Është një vendim i pakthyeshëm, pasi duhet pasur parasysh që procesi gjyqësor nuk është i pagabueshëm, ndaj janë tre shkallë të gjyqësorit, që do të thotë se për një person i dënuar me burgim të përjetshëm, vendimi mund të rishikohet nëse gjenden prova të tjerë, ndërsa një dënim me vdekje nuk mundesh ta rishikosh.
Së dyti në kushtetutën e Shqipërisë jeta e personit mbrohet me ligj, që do të thotë se shteti vetë nuk mund t’ia marrë jetën personit. Së treti, burgimi i përjetshëm dhe izolimi për gjatë gjithë jetës është shpesh më i rëndë se dënimi me vdekje, dhe dënimi me vdekje si koncept moral është me shkurtim jete dhe jeta më e gjatë në burg është shumë herë më e dhimbshme si ndëshkim se dënimi me vdekje. Pra për këto 3 argumente jam totalisht kundër.”, tha avokati.
Lini një Përgjigje