TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 18:41

Vrasja e gjyqtarit, Frrok Çupi: Ngjarja ka prapavijë politike

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit, Frrok Çupi: Ngjarja ka prapavijë politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit ka shokuar opinionin.

Analisti Frrok Çupi teksa foli për këtë krim të rëndë, ka theksuar se është një ngjarje e paprecedent dhe se është e rëndësishme që të rritet siguria në vend.

Ngjarja e rëndë dhe paprecedente, duhet të rritet siguria. Ngjarja ka prapavijë dhe për mendimin është tek politika dhe reforma në drejtësi. Vetë drejtësia është përgjegjëse për këtë krim”, tha Çupi.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Elvis Shkëmbi është arrestuar nga policia. Gjithashtu të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe dy shtetas të tjerë, babë e bir.

Më herët, Policia zbardhi itinerarin e lëvizjeve të autori të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Sipas pamjeve, autori Elvis Shkëmbi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00 dhe në përfundim gjyqtari ka qenë duke dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas disa minutash, gjyqtari Kalaja ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori. 

Lini një Përgjigje