TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 17:46

U vra pabesisht brenda gjykatës, kush është Astrit Kalaja; gjyqtari që shërbeu mes togave të zeza për 32 vite

Shkruar nga Pamfleti

U vra pabesisht brenda gjykatës, kush është Astrit Kalaja;

Një ngjarje e rëndë tronditi sot shtetin shqiptar. Një gjyqtar u vra teksa ushtronte detyrën, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Astrit Kalaja ishte një gjyqtar me eksperiencë të gjatë.

Ai lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaroi studimet me titullin "Jurist", u emërua në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtroi detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit.  Ai kaloi me sukses procesin e vetingut në të dyja shkallët e gjyqësorit, si në KPK ashtu dhe në KPA. 

Karriera

•01.02.2023 Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

•20.03.2019 - 01.02.2023 - Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.

• 11.06.2004 - 01.02.2023 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

• 24.11.1993-11.06.2004 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Arsimi

• 2011 - Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Juridike Civile.

• 26.06.1990 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

 

Lini një Përgjigje