TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2024, 07:20

Vranësira dhe shi, mësoni surprizat e motit për këtë të enjte

Shkruar nga Pamfleti
Vranësira dhe shi, mësoni surprizat e motit për këtë
Foto ilustruese

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 14°C
në zonat e ulëta 1 deri 21°C
në zonat bregdetare 6 deri 21°C

moti shi

Lini një Përgjigje