
Vendi ynë do të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë shira të përkohshëm.
Shirat paraqiten më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave afat-shkurtër. Po ashtu, prezente do të jenë gjithashtu, stuhitë e forta të erës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.
Era do të mbetet problematike me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërish Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 7-8 ballë.
Lini një Përgjigje