
Avokati Saimir Vishaj, gjatë diskutimit për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar policinë për mënyrën e ndalimit të tij.
Vishaj tha në studion e SYRI TV, se urdhri për arrestimin e Ilir Metës është dekonspiruar.
‘Kur zbatohet një vendim gjykate, te urdhri i ekzekutimit ngarkohet dhe Oficeri i Policisë Gjyqëosre, që në rastin konkret ishte BKH-ja. Ishte atribut i Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjetja e vendit, kohës, mënyrës në urdhërin e ekzekutimit.
Jo ndërhyrja e shpejtë. Është anashkaluar policia, por prap sekreti i nxjerrjes së vendimit ka rrjedhur.
Ky është problemi më i madh që ka SPAK sot, që nuk bashkëpunon me policinë. Nxjerrja e sekretit, nga doli sekreti. Doli nga Ilir Meta, nga policia, SPAK apo nga BKH-ja.
A duhet të heshtim para këtij rasti? Jo. Sepse të gjithë jetojmë në këtë vend, kur shikojmë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që shkon me makinën e shtetit, e çon në vendlindje, pinë dhe kafenë dhe na rikthehet drejtori i policisë, bashkë me personin që akuzohet për trafik droge.
Ku ka degjeneruar ky shtet. Një drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe një tjetër që dënohet për trafik droge.
Kulmi ka qenë Salianji, i dënuari për trafik droge, na del viktimë dhe deputeti na del autor i një fakti që nuk përbën as një vepër penale’, tha Saimir Vishaj në SYRI TV.
Lini një Përgjigje