TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 22:44

Arrestimi i Ilir Metës, Demaliaj: Agjencitë e huaja kanë hetuar, dosja është qëndisur!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, Demaliaj: Agjencitë e huaja kanë hetuar,

Analisti Ilir Demaliaj tha se hetimi për ish-presidentin Ilir Meta dhe personave të tjerë është “qëndisur” falë bashkëpunimet me agjencitë e huaja.

Në lidhje “live” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “360 Gradë”, ai shtoi se goditja e ish-funksionarëve të lartë nuk po bëhet nga Altin Dumani, por shtoi se amerikanët po i rrinë te ‘koka’ kreut të SPAK.

“Kjo është e qëndisur mirë dhe agjencitë e huaja kanë dhënë të dhëna dhe kanë hetuar dhe ata me hetuesit e vet. Nuk është puna e Dumanit, as e prokurorëve, por Dumanit i rrinë te koka amerikanët.

I kanë ofruar siguri. Po bëhet një punë speciale. Unë nuk di të them se sa të shkojë thellësia e hetimeve”, tha ai.

Lini një Përgjigje