TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 17:49

Vilma Nushi dhe Klod Allajbeu mbushin xhepat në kurriz të qytetarëve, KLSH: Qeveria u jep fonde për punë të pakryera!

Shkruar nga Pamfleti
Vilma Nushi dhe Klod Allajbeu mbushin xhepat në kurriz të
Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu

Qeveria vijon të japë miliona euro për klientët e saj...

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të japë alarmin sa i takon vjedhjes që po bëhet në buxhet me koncesionet në shëndetësi. Dializa, Check-Up, Sterilizimi dhe laboratorët marrin çdo vit miliona euro dhe qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Në raportin vjetor të KLSH, i cili dje ka shkuar në Kuvend, evidentohet fakti se qeveria ka rritur fondet për koncesionet në shëndetësi. Madje, Vilma Nushi e Check Up dhe Klodian Allajbeu i Dializës, marrin para nga taksat e qytetarëve për punë të pakryera.

Nga auditimi në FSDKSH për vitin 2022 është konstatuar rritje e shpenzimeve për koncesionin e sterilizimit për shkak edhe të ndryshimit të strukturës së setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë me rritje 17 % të kompleksitetit të lartë, 3% i mesëm dhe 16% kompleksitet i ulët; rritje të shpenzimeve për koncesionin e dializës, përfshirë faturime për shërbime të pakryera për 8854 raste në shumën 99 milionë lekë pa TVSH; janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për Koncesionin e Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) për 20172 raste, me një kosto në shumën 31,004 mijë lekë pa TVSH; në zbatimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës” janë kryer pagesat për 8854 raste, nga të cilat 6918 raste nën projeksion dhe 1936 raste mbi projeksion, në shumën 99,191 mijë lekë, që përfaqëson pagesë për shërbim të pakryer; mungesa e barnave alternativë e parë dhe vetme në vitin 2022 ka sjellë për pasojë ulje të numrit të recetave, duke ndikuar te një numër i konsiderueshëm pacientësh; kufizimet buxhetore për financimin e shërbimit të analizave laboratorike të lidhura me tavanin buxhetor, të sanksionuar në kontratën koncesionare të laboratorëve, kanë rrezikuar ofrimin e analizave laboratorike, në masën e duhur, sipas nevojave spitalore dhe duke sjellë për pasojë drejtimin e pacientëve në marrjen e këtij shërbimi te subjektet private, me kosto për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse”, thekson KLSH.

Po ashtu theksohet se në kuadër të auditimeve në shëndetësi, konstatohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe institucionet e varësisë së saj nuk kanë mundësuar përmirësimin e shërbimit të trajtimit të sëmundjeve tumorale; shërbimet radiologjike, radioterapi e disa kimioterapi, ofrohen vetëm në Spitalin Onkologjik, për rrjedhojë centralizimi i shumicës së shërbimeve shëndetësore, rrit kostot ekonomike për pacientët dhe familjarëve të tyre.

Po ashtu, institucionet përgjegjëse të sistemit shëndetësor nuk kanë qenë plotësisht efektive në forcimin e mëtejshëm të politikave të parandalimit, të depistimit, të trajtimit në kohë të kancerit, për uljen e mortalitetit të popullsisë së prekur nga sëmundjet tumorale në vend.

Sipas KLSH, MSHMS në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, nuk kanë hartuar raporte të monitorimit dhe vlerësimit për përfundimin e Programit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020 si dhe të publikojnë raporte vlerësimi për ecurinë e kancerit në Shqipëri duke pasuruar Regjistrin Kombëtar të Kancerit.

Po ashtu, MSHMS dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: nuk kanë planifikuar auditimin e strukturave të monitorimit të zbatimit të kontratave të shërbimit të hemodializës. Sipas KLSH, nuk i kanë studiuar dhe analizuar, kapacitetet profesionale, teknike dhe infrastrukturore, të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike të çdo qyteti që shërbimi i dializës të jepet sa më afër pacientëve që banojnë në këto qytete. /Pamfleti

Lini një Përgjigje