TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 08:30

Vijon numërimi në Tiranë/Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD

Shkruar nga Pamfleti
Vijon numërimi në Tiranë/Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i
Rama dhe Berisha

Në Tiranë vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja ka marrë 19 mandate, pra edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur do të ulen në parlament.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj.

Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Anila Denajn dhe Kejsi Elezin.

Jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së më e votuara në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

 

vijon numërimi në tiranë

Lini një Përgjigje