TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 07:12

Vijojnë reshjet e shiut, si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë reshjet e shiut, si parashikohen temperaturat për ditën e

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme me diell kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 23°C

në zonat e ulëta 14 deri 29 °C

në zonat bregdetare 17 deri 28°C

shiu temperatura reshje

Lini një Përgjigje