
Analisti Dritan Hila duke komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë me rrëmbimin e policëve nga Serbia dhe deklaratat e politikës shqiptare, u shpreh se përfshirja e ish-kryeministrit Sali Berisha vetëm sa e përkeqëson situatën për Prishtinën, duke pasur parasysh shpalljen e tij non grata.
Hila ka deklaruar se ende rrëmbimi mbetet i paqartë nëse ka ndodhur në territorin e Kosovës apo jo. Më tej, analisti ka evidentuar deklaratën e Ramës se rrëmbimi i tre policëve nuk ka lidhje me arrestimin e serbit Millenkoviç.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Hila: Akt ende i errët se si ka ndodhur, nëse njësitet serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe kanë marrë peng efektivët e Kosovës. Mbetet për tu parë. 3 policët janë vendosur pa mbështetje në një shteg kontrabande. Rama thotë s’ka asnjë lidhje mes rrëmbimit të tre policëve dhe arrestimit të serbit në veri. Nëse ka një njeri që i bën dëm më shumë kauzës së Kurtit dhe Kosovës është përfshirja e Berishës pasi nëse ka një që e zgjidh çështjen është SHBA për të cilët Berisha është non grata dhe prish punë nëse fut hundët.
Kur Rama i afrohet Kurtit ai thotë jemi shtet më vete, kur bën të kundërtën thonë pse nuk afrohen. Kurti nuk është politikan që mban marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë. Një funksionare e VV thotë mos shkoni të pushoni në Shqipëri.
Xhufi: Kurti ka ardhur në vendin tonë e ka bërë fushatë kundër Ramës.
Hila: E futi VV kundër PS. Kurti s’ka pasur asnjë koordinim as e ka lajmëruar fare Tiranën. Të themi që Rama ka faj pse nuk hodhi fall të dinte ç’do bënte Kurti. Sa i përket qëndrimit të Ramës, ai është pjesë e një organizate, NATO që ja kemi dorëzuar sovranitetin. Ky është një moment delikat dhe Shqipëria duhet të ketë kujdes së çfarë thotë. Ai që po hedh vallen është Escobari, SHBA.
Lini një Përgjigje