TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 22:30

Vettingu/ “Blindohet" Altin Dumani, Anila Hoxha jep detajet si forcohen pozitat e kreut të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Vettingu/ “Blindohet" Altin Dumani, Anila Hoxha jep detajet si

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për procesin e vettingut në drejtësi. Teksa u ndal te figura e kreut të SPAK, ajo ka treguar detaje se si forcohen pozitat e Altin Dumanit.

Hoxha paralajmëron se më 31 dhjetor do të kemi sfida të tjera për procesion e vettingut, pasi 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati. Gazetarja tregon se Dumani do të mbikqyrë procesin e vettingut pasi do të marrë kompetencën e komisionerëve publikë.

Anila Hoxha tregon gjithashtu se lista është disi e miksuar, pasi në listën e gjatë ka zyrtarë e ish zyrtarë të dënuar.

“Disa prej këtyre gjyqtarëve që janë konfirmuar nga Shkalla e Parë janë apeluar me sugjerimin e vëzhguesve. Ka një shifër të lartë që ja sjellë ndërprerjen e procesit të vettingut. E dimë që janë mbetur 7 gjyqtar në shkallën e parë. Më 31 dhjetor do kemi sfida të tjera për procesion e vettingut. Një pjesë e këshilltarëve juridikë përfundon gati-gati në thonjëza atë që dikur quhej shkolla e plepave. Dihet që në 31 dhjetor 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati. Ata do jenë në pritje se ku do të shkojnë. Dumani vazhdon dhe forcohet pozita e tij, ai do të mbikëqyrë procesin e vettingut, pasi do të marrë detyrën, kompetencën komisionerëve publikë. Dumani e ka konsideruar si një punë të tepërt.

Lista është disi e miksuar, në listën e gjatë ka zyrtarë e ish zyrtarë të dënuar. Në krye të listës ishte Arben Ahmetaj, i cili nesër nis seancën paraprake sa i përket dosjes nr 1. Avokati i tij ka siguria nga prokurë. Do të zhvillohet nesër në 19:30 seanca paraprake. Ishte një seancë e pezulluar. Nesër do të kemi çështjen e sterilizimit, çështja e Gërdecit po ashtu”, tha Hoxha për “TCH”.

Lini një Përgjigje