TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 21:53

"Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur", Kreshnik Spahiu: 2 problemet themelore të tubimit!  

Shkruar nga Pamfleti
"Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur", Kreshnik
 Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Spahiu e sheh si mungesë serioziteti nga opozita që një protestë e paralajmëruar për mosbindje civile, bëhet në një kohë kur orari zyrtar ka përfunduar dhe të gjithë njerëzit janë në shtëpi duke e parë protestën si shou. 

"Populli shqiptar ka të drejtë të revoltohet. Një pjesë e mirë jetojnë në minimumin jetik. Pjesa më e madhe e tyre vuajnë për bukën e gojës. E kanë të drejtë. A përfaqësohet denjësisht dhe aq sa duhet interesi popullor për të protestuar kundër qeverisë. E keqja është nga protesta e vogla, të dobëta të varfra, provinciale.

Protesta kishte 2 probleme themelore. Vetëm në Shqipëri protestohet kur mbyllet orari zyrtar kur janë mbylli zyrat. Kur ka mbaruar puna dhe zyrtarët janë në shtëpi dhe e shohin në Tv. Mosbindja politike është presion ndaj zyrtarëve dhe qeverisë kur ata janë në zyrë. Ky është koncepti. Mosbindje civile në orën 10 të natës kur të gjithë janë në shtëpi duke pirë raki është mungesë serioziteti. E keqja është jo nga forca dhe dobësia."-u shpreh Spahiu, 

Lini një Përgjigje