TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 21:20

Mbyllet protesta e opozitës, turma zhvendoset drejt selisë së PD

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta e opozitës, turma zhvendoset drejt selisë së PD

Marshimit të opozitës i ka ardhur fundit. Pas 3 orësh, protestuesit janë zhvendosur drejt selisë së PD.

Molotovë e flakadanë drejt institucioneve të qeverisë, tym, flakë, shpërthime që në disa momente rrezikuan dhe jetën e efektivëve. Ky ishte skenari i aksionit të opozitës në protestën e sotme të cilën Berisha e quajti fillimi i mosbindjes civile.

Protesta nisi me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës.

I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Lini një Përgjigje