TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 21:18

“Qasja e opozitë, e gabuar”, Ergys Mërtiri: PD nuk e zgjon dot popullin, sepse ai e ka parë në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Qasja e opozitë, e gabuar”, Ergys Mërtiri: PD nuk e zgjon

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri duke komentuar protestën e opozitës u shpreh se pushteti nuk hidhet me forcë dhe dhunë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se populli duhet të zgjohet por këta se bëjnë dot sepse duhet një forcë politike e besueshme, diçka që opozita nuk e ofron dot.

Protesta të tilla për të qenë të suksesshme duhet të arrijnë një objektiv. Ato kanë krijuar një mit se pushteti hidhet me forcë dhe dhunë, por kjo është e gabuar se në momentin që shkon atje, përplasesh dhe pastaj shkon në shtëpi dhe ai qëndron prapë aty ti futesh në frustacion.

Ata e kanë krijuar gabim mënyrën se si i qasen opozitarizmit në përgjithësi. Elementët reaguese ndaj një qeverie që i shtyp e bënë qytetari, por jo opozita që ka instrumentet politike.

Ka një gjë, kush është problemi pse s’kanë sukses, pse nuk del populli i gjithë, sepse është një opozitë që nuk i frymëzon dhe për mua ky është problemi. Populli duhet të zgjohet, por këta se bëjnë dot sepse duhet një forcë politike e besueshme, por këta se bëjnë dot sepse populli i ka parë në pushtet”, tha Mërtiri.

Lini një Përgjigje