
Analisti analisti Frrok Çupi duke komentuar protestën e opozitës, deklaroi se PD nuk është më një parti politike por një organizatë terroriste.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi tha se Berisha ka pritur të shpërthejë një ngjarje, pas akuzës së SPAK për çështjen “Partizani”.
“Është ligësi e padiskutueshme. Terrorizmi vret një njeri, por tremb 10 milionë. Këta kanë zgjedhur koincidencat me Hamasin, sulmin e Hamasit, kanë zgjedhur data të tjera të revolucionit të Leninit, të ditëlindjes së Putinit. Ne nuk kemi të bëjmë tani me një parti politike. Me atë që ka ngelur në fund të kazanit. Janë terroristë, janë njerëzit e terrorit në atë që ka ngelur Parti Demokratike. Kjo ishte për të liruar Sali Berishën. Një nga thirrjet është të lirojnë Berishën, tjetra kundër drejtësisë. Kush është ai që është kundër drejtësisë?”, tha ai.
Lini një Përgjigje