
Militantët e opozitës përveç institucioneve dhe reklamave në rrugë, kanë hedhur sende të forta edhe drejt një autoambulance dhe bënë thirrje për djegien e saj.
Protestuesit i dolën para autoambulancës dhe e ndaluan atë. Më pas disa prej tyre sugjeruan që ti hidhnin flakadanë.
Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt saj.
Më pas skenën e dhunës e zhvendosën drejt Bashkisë, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranë dhe Selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e dhunës, dhjetë efektivë të policisë mbetën të lënduar dhe po marrin ndihmë në spital.
Lini një Përgjigje