TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 20:40

“S’ka ndodhur as në vitin 1997”, Artan Hoxha për sulmin ndaj selisë së PS: Rama do t'i paguante me flori për këtë veprim!

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka ndodhur as në vitin 1997”, Artan Hoxha për

Artan Hoxha ka komentuar përpjekjen e protestuesve për të djegur selinë e PS, duke hedhur molotovë, pavarësisht se nuk u arrit pasi ndërhynë autoritetet.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se ky akt i shërben Edi Ramës dhe se ai do t'i kishte paguar me flori protestuesit për ta bërë këtë akt.  Gazetari shtoi se selitë e partive nuk janë sulmuar as në vite të vështira si 97'-ta.

"Për fat të mirë dhe të keq, më ka rastisur të ndjek të gjithë protestat e mëdha përfshirë edhe ngjarjet e 96', 97 dhe 98'. Për 21 Janarin sapo isha në SPAK. E kishim zotin Noka këtu, i thashë mos e ngrini pritshmërinë kaq larg sepse pas protestës vjen zhgënjim i madh.  

Opozita është në të drejtën e vet të protestojë, ndihet gjithë kohën nën agresion nga pushteti dhe agjencitë që akuzohet se janë vënë nën kontrollin e pushtetit. I thashe zotit Noka pse e ndryshuat datën nga e dielë kaloi në të hënë. Zakonisht protestat në orët e mbrëmjes, nuk kanë masivitet dhe synojnë disa incidente që vlejnë më tepër për imazh sesa për një efekt apo rezultat të vërtetë.

Në zhvillimet e sotme binte në sy një grup me mosha të reja, me kapuçë dhe maska covid, për t’ju ruajtur sistemit të kamerave të policisë. Rama duhet t'i paguante me flori për të sulmuar selinë e Partisë Socialiste. As në 97' nuk janë sulmuar selitë e partive.

As socialistët nuk e kanë prekur PD dhe as PD nuk ka prekur selinë e PS më parë. I vetmi institucion i lënë zbuluar ishte PS, sepse nuk ishte llogaritur që mund të sulmohej PS", tha Hoxha.

Lini një Përgjigje