
Dy persona babë e bijë, janë shoqëruar për në spital. Mësohet se ata kanë qenë në protestën e opozitës, ku edhe kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe djegie.
Sipas informacioneve vajza ka pësuar djegie 2% dhe po del nga urgjenca. Babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%
Gjithashtu nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov.
Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Të lënduar ka pasur edhe nga efektivët e policisë. 10 të lënduar është bilanci, ndërkohë që njëri është shoqëruar te Trauma.
Lini një Përgjigje