
Analisti Enton Abilekaj ka folur lidhur me protestën e opozitës që po vazhdon në Tiranë.
Analisti u shpreh se kjo nuk është mosbindje civile, pasi sipas tij tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së ndërsa politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë.
“Protesta është që të krijojë një realitet të ri politik. Do të merret si destabilizim, do të ketë mirëkuptim për situatën dhe mund të ketë marrëveshje të re.
Këto janë gjëra që bëhen në një protestë. Më parë kanë qenë manifestime. Se çfarë do të ndodhë më pas do ta shohim.
Nëse do të kishim mosbindje civile do të kishim një realitet të ri. Ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së. Dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë. PD na ka thënë se ky është fillmi i mosbindjes civile”, tha Abilekaj për “TPZ“.
Lini një Përgjigje