
Policia bën me dije se janë sekuestruar rreth 15 shishe me molotovë në afërsi të bashkisë së Tiranës.
Sipas burimeve, sasia e molotovit ishte e ndara në dy çanta të ndryshme.
Lëndët u gjetën të paplasura pasi i lanë protestuesit në momentin, që efektivët hodhën gaz lotsjellës.
Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në godinën e Kryeministrisë.
Ekspertët kanë mbërritur aty për të mbledhur provat pas shpërthimit të molotovëve nga protestuesit.
Banderola dhe një pjesë e jashtme e godinës dhe disa pemë u përfshinë nga flakët pas plasjes së molotovëve.
Lini një Përgjigje