TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 21:53

“Zhgënjyese”, Dyrnjaja për protestën e opozitës: S’mund të ketë mosbindje civile si ftesë dasme, me orë dhe datë të përcaktuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Zhgënjyese”, Dyrnjaja për protestën e opozitës:

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar protestën e paralajmëruar të opozitës u shpreh se kishte më shumë pritshmëri.

Sipas Dyrnjasë, kjo nuk mund të konsiderohet një mosbindje civile, pasi protestat nuk janë si ceremonitë e dasmave me ftesa për orën, vendin dhe datën.

Ai tha se po të mos kishte përfitues nga kjo situatë politike njerëzit do ishin në protestë, por ata mungojnë sepse qytetarët janë gënjyer dhe keqpërdorur. Sipas tij ajo që humbet më shumë nga opozita është besueshmëria.

Nuk kisha këtë pritshmëri teksa është paralajmëruar kaq e fortë. Zakonisht në të tilla raste kur ka organizim, nuk jemi në ato ceremonitë kur shqiptarët shkojnë me vonesë, por mund të ishin dhe pak më parë sepse vetë demokratët kanë thënë se është protestë popullore. Mendoja se do kishte trafik dhe bllokim, por nuk kishte ndoshta shqiptarët duke paramenduar për një kaos kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe Tirana është më e qetë se sa pritej.

Është zhgënjyese për të gjithë atë pritshmëri. Njerëzit kur duan të protestojnë s’kanë nevojë për ditë, orë apo vend por dalin vetë, por cili është sot motivi që ata duhet të dalin në protestë, për çfarë që Berisha të lirohet nga arrestimi. Do protestojnë për Salianjin, ka 6 vjet kjo historia dihet, por ai po dënohet për shpifje dhe inskenim.

Pra këtu po proteston një palë kundër palës që ka pushtetin sepse po vdes të ketë pushtet dhe jo se i hyjnë në punë interesat e njerëzve. Po të mos kishte përfitues nga kjo situatë njerëzit do ishin në protestë, por nuk ka më njerëz në protesta pasi janë gënjyer dhe keqpërdorur”, tha Dyrnjaja për MCN.

Lini një Përgjigje