TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2025, 22:20

“Vendit iu ndërpre rrugëtimi normal drejt BE-së”, Vangjeli: PS-ja dhe PD-ja në opozitë, e kanë parë Shqipërinë si agjenci funerale!

Shkruar nga Pamfleti

“Vendit iu ndërpre rrugëtimi normal drejt BE-së”,

Në analizën për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, analisti Lorenc Vangjeli tha se pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, Partia Socialiste dikur apo Partia Demokratike sot, të dyja palët e kanë trajtuar Shqipërinë si një “agjenci funerale”, duke lënë në hije interesat e vendit për hir të agjendave partiake.

“Fiks 12 vjet më parë, socialistët atëherë në opozitë, për hatër të kryetarit të qarkut të Fierit, vendosën të mos votonin 3 ligjet e famshme që ishin kusht për integrimin”, kujtoi Vangjeli.

Ai shtoi se ky veprim ishte simbol i polarizimit ekstrem, ku përplasja politike e ktheu Fierin në më të rëndësishëm se Brukseli. Kjo sjellje, sipas tij, nuk është rastësore, por një model që është përsëritur me radhë nga çdo opozitë.

Pala që është në opozitë, njëlloj socialistët dje dhe demokratët sot, e shikon Shqipërinë si një agjenci funerale dhe është e gatshme të bëjë gjithçka, duke harruar pasojat e drejtpërdrejta mbi shoqërinë shqiptare”, tha Vangjeli për emisonin “Log.”, në "News24". 

Vangjeli u ndal edhe tek pasojat historike të kësaj sjelljeje politike. Ai përmendi dështimin e referendumit të vitit 1994, zgjedhjet e trazuara të 1996-ës, si dhe helmimin e institucioneve demokratike si momente që i ndërprenë Shqipërisë rrugën e natyrshme të zhvillimit.

“Në atë kohë, Shqipëria ishte në të njëjtin nivel me Bullgarinë. Por fraktura politike e asaj periudhe, shoqëruar me anarki të cilën shumë e quanin ‘liri’, e shndërroi vendin në një makth, pasojat e të cilit i vuajmë ende sot”, shtoi ai. 

Ai theksoi se bashkëjetesa e dy partive të mëdha ka funksionuar si një barrë për shoqërinë shqiptare, duke penguar progresin e saj.

“Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale, janë akte kriminale dhe idiote,” shtoi Vangjeli.

Lini një Përgjigje