TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2025, 13:53

Vendimi “Qyno”, Federata Evropiane për Mbrojtjen e Gazetarëve: Sjellja e prokurorëve kërcënim serioz për gazetarinë dhe shtetin

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi “Qyno”, Federata Evropiane për Mbrojtjen e

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno në betejën e tij ligjore gati dy vjeçare me SPAK-un për mbrojtjen e burimeve të informacioneve është përshëndetur nga Federata Evropiane për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Nga ana tjetër reagimi i Federatës është i ashpër ndaj akteve anti-kushtetuese të ndjekura nga prkurorët e posaçëm në rastin e gazetarit të televizionit “Ora News”, të cilit iu sekuestruan telefona dhe materiale e punës kompjuterike si në ambientet private në banesë dhe makinë, ashtu edhe në ato të punës.

“E mirëpresim me lehtësim të madh vendimin e gjykatës, pasi ai përputhet me standardet evropiane për mbrojtjen e burimeve gazetareske.

Për ne mbetet e paimagjinueshme që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kenë besuar se ishin të autorizuar të shkelin ligjin.

Ky devijim përbën një kërcënim shumë serioz, jo vetëm për gazetarinë, por edhe, dhe mbi të gjitha, për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Federatës Evropiane për Mbrojtjes e Gazetarëve.

 

Lini një Përgjigje