
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në ‘News Line’, komentoi gjykimi për dosjen Partizani të Berishës, ku GJKKO do të mblidhet sot në seancën e rradhës.
Sipas avokatit, zgjidhja e një procesi të tillë është 30-45 ditë dhe se zvarritja e çështjes është një strategji e dobët politike. Më tej, Petraj u shpreh se sot pritet të merret një vendim mbi dosjen Partizani e cila ka disa kohë që është ‘në duart e drejtësisë’
“Procesi varet nga rëndësia e mënyrës dhe vlerës që ka dosja. Gjyqtari vlerëson mangësitë e hetimit dhe fatin e dosjes. Nuk kemi ndonjë lloj situate që mund të them ipse po shtyhet çështja. Zgjidhja e një procesi të tillë është 30-45 ditë, zgjat kaq shumë sepse ka kërkesa të shumta nga mbrojtja, ndryshimi i trupës gjykuese dhe strategji politike të zvarritjes së mbrojtjes.
Janë disa element që lidhen dhe shtyjnë procesin. Strategjia politike e zvarritjes së procesit është ku çështjet kanë ngarkesë dhe përdoren për konsum mediatic në mënyrë q ëtë shërbejnë për qëllime politike. Gjyqtari i seancës paraprake pasi ka caktuar avokatin, sot mendoj që duhet të merret një vendim. Nëj gabim procedurial të kthen pas dosjen dhe procesin”, tha avokati.
Lini një Përgjigje