TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2025, 08:14

Afera ‘Partizani’/ Kalimi për gjykim i Berishës dhe Malltezit zvarritet prej muajsh, mbahet sot sërish seanca paraprake në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Afera ‘Partizani’/ Kalimi për gjykim i Berishës dhe

Pas gjashtë muajsh zvarritje, sot në orën 13:00 pritet të zhvillohet sërish në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘’Partizani’, ku gjyqtarja Fjorela Davidhi pritet të vendosë kalimin ose jo për gjykim të Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe rekursin e bërë nga kreu i PD lidhur me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Në seancën e fundit paraprake, e mbajtur më 18 prill, mungoi avokati Luan Hasneziri, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili paraqiti një raport mjekësor. Të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës por gjyqtarja Davidhi vendosi zëvendësimin e tij me një avokate kryesisht, Pranvera Daci.

Në prani të saj u zhvilluan qëndrimet e prokurorisë dhe prapësimet e mbrojtjes. Megjithatë, për shqyrtimin e prapësimeve të kompanisë “Homeplan”, duhej prania e avokatit Hasneziri, dhe vendimmarrja u shty për sot, 23 Prill. Seanca e sotme pritet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja do të tërhiqet për vendim.

Kjo seancë shënon plot 6 muaj që nga mbajtja e seancës së parë paraprake në 24 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, procesi është zvarritur vazhdimisht përmes justifikimeve të ndryshme, përfshirë mungesën e avokatëve dhe leximit të qindra faqeve në seanca. Fenomeni është denoncuar edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit të tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë shprehu shqetësimin, duke theksuar se ndonëse ligji parashikon një muaj, brenda një muaji ka raste që zvarriten për 6 deri në 9 muaj.

Kalimi i kësaj dosjeje për gjykim do të shënonte përballjen e parë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit me drejtësinë. Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie”. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Lini një Përgjigje