TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2025, 22:36

Rikthimi i atentateve, Karamuço: Grupi i Martinajt mbetet aktiv në Shqipëri dhe jashtë vendit!

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i atentateve, Karamuço: Grupi i Martinajt mbetet aktiv në

Duke folur në lidhje me dy atentatet e ditëve të fundit, ku në Lezhë mbeti i vrarë babai i Roan Brahimit, ndërsa në Tiranë u plagosën katër persona që po udhëtonin me një mjet G-Class, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i pyetur në lidhje me Ervis Martinajn, u shpreh se për Martinajn ende nuk ka një përgjigje, por grupi i tij vijon të mbetet shumë aktiv.

Sipas Karamuços, policia ka organizuar edhe një operacion për kapjen e krahut të djathtë të tij, por që ka dështuar.

Kemi dëgjuar nga përgjimet, kur grupet kërcënojnë njëri-tjetrin se do të shuajnë deri në familje. Sot janë bërë aq agresivë dhe të pamëshirshëm, sa sapo e realizojnë me të vërtetë. Po e realizojnë këtë lloj kërcënimi që e thonë shpesh. Vrasja e babait të Roan Brahimit ka qenë një atentat i paralajmëruar. Nuk po flasim për fatin e Martinajt, se është folur gjatë dhe ende nuk kemi përgjigje nga autoritetet.

Por grupi i tij është shumë aktiv, jo vetëm në Shqipëri. Madje kemi pasur kontrolle kohët e fundit për gjetjen e krahut të djathtë të këtij personazhi. Është një nga grupet më të rrezikshme në Shqipëri, krahas grupeve të tjera që janë aktive. Dhe këta ngrenë kokë sa herë që shohin se policia është e shfokusuar për shkak të çështjeve të tjera, siç janë aktualisht zgjedhjet”, tha Karamuço në emisionin “NOW”, në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje