Deborah Keçi ishte një nga nëntë të akuzuarit e operacionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës në kuadër të dosjes “5D”.
SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Drejtoreshën e klubit ‘Tirana’, Deborah Keçi.
Po ashtu, prokuroria kërkoi pezullim dhe provë për 2 vite në mënyrë që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ajo mban aktualisht postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana dhe ndaj saj, SPAK ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullimin e saj nga posti. SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.
“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Keçi publikon fotografi të shumta nga udhëtimet nëpër botë.
Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj. Për të tre u kërkua edhe pezullim me afat dy vjeçar qe gjatë kësaj kohe të mos ushtrojë vepër tjetër penale si dhe u dha dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike.
Mbrojtësit ligjorë kërkuan kohë të përgatisin mbrojtjen, për këtë arsye seanca e radhës u caktua ne datë 8 maj ora 12.00.
Lini një Përgjigje