TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2025, 13:00

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përfaqësuesit fetarë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përfaqësuesit fetarë

Ditën e shtunë, më 26 prill do t’i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta të hënën e 21 prillit në moshën 88-vjeçare.

Ndërkohë të shumtë do të jenë edhe pjesëmarrësit në ceremoninë e lamtumirës.

Në Shqipëri kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Kisha Katolike, Arqipeshkvi i Shkodrës dhe Pultit -it Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkvi Mitropolit Tiranë – Durrës Imzot Arjan Didaj.

Nga Kryegjyshata Botërorë Bektashiane do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Shenjtëria e Tij Dede Edmond Brahimaj si dhe gazetari, Ferdinand Samarxhi.

Lini një Përgjigje