
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ankimimin e Erion Veliajt në Kushtetuese, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.
Hoxha kujtoi rastin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili pavarësisht se u hoq, fitoi çështjen dhe mori 500 mijë euro dëmshpërblim.
Ai theksoi se vendimi për shkarkimin e Veliajt ishte politik dhe sipas tij është habi që juristët e tre institucioneve nuk thanë asnjë fjalë. Megjithatë, gazetari shton se surpriza më e madhe e kësaj çështje është Presidenca.
“Jo më kot solla shembullin e Kajmakut të Vorës, që me një vendim të Gjykatës Administrative mori 44 rroga. Minimalisht ai mori gjysmë milioni euro. Ka ngjashmëri ky rast me Veliajn sot. Mandatin Kajmakun ia ndërpreu KQZ dhe jo Këshilli i Ministrave. Për Veliajn ishte vendim politik në kohë rekord. Juristët e tre institucioneve, të Bashkisë Tiranë, Prefekturës dhe Kryeministrisë ndërkohë nuk bënë asgjë.
Për fat, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese e mori shpejt rastin për shqyrtim të Veliajt. E vetmja gjë që më ka surprizuar, është Presidenca, që nuk është shprehur fare. Ne do presim nëse do shprehet, mund ta kalojë në heshtje, por mund të dekretojë zgjedhje”, tha ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje