
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes në gojë në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.
Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator 2023, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.
Ngjarja u bë publike më 5 Tetor, ku prindërit denoncuan publikisht mjekun duke e akuzuar si shkaktar të vdekjes së 3-vjeçarit.
Sipas skedës 3-vjeçari ka ndërruar jetë nga një shkak i panjohur.
Babai i Brianit ka hedhur akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.
Këto akuza mjeku Roland Xhaxho i ka hedhur poshtë, teksa është shprehur se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë.
Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit, ndersa shprehet se 3-vjecari ka pasur infeksione.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj mjekut Roland Xhaxho dhe stafit të klinikës për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, për vdekjen e djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën pas një ndërhyrje dentare.
Në nëntor 2023 Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Lini një Përgjigje