TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2024, 10:30

Moti i keq shkakton përmbytje në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq shkakton përmbytje në Rrugën e Arbrit,

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapësirave të kullimit.

Ndërkohë në by-pasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut.

rruga e arbrit permbytje

Lini një Përgjigje