TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 21:53

Çuditë e Ramës me ministritë e reja, Iljazaj: Pa logjikë, në asnjë vend të BE nuk kam parë kompozim të tillë

Shkruar nga Pamfleti

Çuditë e Ramës me ministritë e reja, Iljazaj: Pa

Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania Ministrinë e re të krijuar nga kryeministri Edi Rama, atë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Iljazaj u shpreh se nga kërkimi që kishte bërë, asnjë vend i BE nuk e kishte këtë ministri.

Bëra një kërkim në kabinetet qeveritare të vendeve të Evropës dhe nuk gjeta asnjë ministri antikorrupsion. Unë e dija që më parë se nuk ka logjikë, nuk ekziston në një vend të botës, ka drejtori antikorrupsion, ka gjykata, ka SPAK se korrupsionin nuk e lufton vetë qeveria. Në një demokraci pushtetet janë të ndara, qeveria është subjekt i hetimit për korrupsionin, tani do hetojnë vetveten? Kjo nuk është efikase, ka pushtete të tjera që e kontrollojnë, nuk di të ketë në SHBA, në Britani, në Itali. Në gjykimin tim, e bën për komunikim politik, duket paradoksale por në zgjedhjet e ardhme kali i betejës së Ramës, jam i bindur do jetë lufta kundër korrupsionit”, tha Iljazaj.

 

Lini një Përgjigje