TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2024, 13:51

U plagos nga efektivi pasi ishte në lidhje intime me gruan e tij, si paraqitet gjendja shëndetësore e Lorenc Kostës

Shkruar nga Pamfleti
U plagos nga efektivi pasi ishte në lidhje intime me gruan e tij, si
Erjon Goxhara-Lorenc Kosta

45-vjeçari Lorenc Kosta, i cili mëngjesin e 19 gushtit u plagos nga efektivi Erjon Goxhara pasi kishte lidhje intime me gruan e tij, rezulton se ka aplikuar për të qenë dhe kryetar bordi i ERE-së.

Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese të datës 15 prill 2024 Kosta është prezantuar para deputetëve, por nuk u zgjodh.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Lorenc Kostës është përmirësuar. Mjekët kanë treguar se pacienti ka kaluar rrezikun për jetën dhe pritet të transferohet nga reanimacioni në pavion.

Megjithatë do të vijojë trajtimi intensiv dhe monitorimi nga ekipi mjekësor i Traumës.

Kosta rezulton të ketë plagë në këmbë e poshtë barkut.

Vetë bashkëshortja policit ka pranuar se kishte një lidhje me Kostën në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor.  

Lini një Përgjigje