
Juristi Jordan Daci foli për dorëzimin e deputetit Ervin Salianji në Drejtorinë e Policisë, pasi Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij për dosjen “Babale”.
Sipas juristit, do të duhej që përpara se ai të vetëdorëzohej, fillimisht të bëhej një ndarje dhe interpretim më i gjerë i vendimit sepse legjislacioni parashikon që bëhet një dallim i qartë mes lirisë së shprehjes dhe kallëzimit të rremë.
E ndërkaq, nëse nuk do kalohej kjo hallkë, sipas Dacit, Salianji nuk do duhej të kishte dorëzuar sepse automatikisht ka pranuar ekzekutimin e vendimit për dënimin ndaj tij, të cilin pritet që përfaqësuesi i tij ligjor ta dërgojë për rekurs në Gjykatë të Lartë.
“Një kallëzim i rremë parimisht i shkatërron jetën dikujt, sidomos kur bëhet nga një figurë publike. Në rastin e Salianjit Kodi Penal Italian kërkon që nëse bëhet një kallëzim i rremë duhet që të depozitohet diku. Edhe nëse del që faktin e rremë ma ka thënë dikush tjetër dhe unë i besoj, prapë nuk mban përgjegjësi penale. Një vijë e hollë e ndan kallëzimin e rremë nga liria e shprehjes. Ti mund të bësh një denoncim që të nxisësh edhe një provokim që mund të jetë i shëndetshëm për shoqërinë. Në këtë pikëpamje është dënim pa ligj, sepse e dënon për një vepër të pakryer. N.q.s bëhet ekzekutimi i vendimit atëherë nuk ka çfarë të pezullojë ekzekutimin Gjyakat e Lartë. U nxitua Salianji. Nëse vendimi është ekzekutuar, nuk ka kuptim ta çosh në Gjykatë të Lartë”, sqaroi Daci në "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje