Këshilli Bashkiak i Maliqit është mbledhur jashtë radhës sot në 12 janar, për të diskutuar për dëmshpërblimet, pas përmbytjeve në zonë.
Fermerë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje. Në shenjë proteste, fermerët kanë goditur tavolinat. Ata shprehen të pakënaqur me shumat e caktuara për dëmshpërblimet, duke thënë se kanë pasur shumë dëme nga moti i keq.
“Turp, turp”, kanë brohoritur njëzëri fermerët. “Nuk duam shpresa të kota, por duam përgjigje konkrete”, thanë ata.
Një fermer foli edhe për një problem në fshatin e tij Mesmal, duke thënë se rruga për 500 metra nuk kalohet.
“Unë kam një fermë me 50 krerë lopësh. Rruga është prishur aq shumë në 500 metra në fshatin tim, sa edhe me këmbë nuk kalon dot. Rruga më është bllokuar dhe as nuk do t’ja dijë njeri. Aty janë 3-4 hidrocentrale, që kanë shkatërruar rrugët. Nga rruga preken 400-500 familje. Nuk ngrihet askush. Prej tre ditësh nuk dërgoj dot bazën materiale në fshart”, u shpreh fermeri.
Fermerët kanë thënë se do bëjnë deri protesta, nëse nuk marrin dëmshpërblimet.
Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.
Julian Guri , një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq, ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.
“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.
Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.
“Me polici hajde na nxirrni, se ne nuk ikim që këtu. Asnjë s’do lëvizë nga këtu, lajmëroni kë të doni, duam përgjigje konkrete. Kam 1 muaj e gjysmë që kur ju kam lajmëruar, keni matur edhe tokat po dëmshpërblimet ku janë? Do na jepen apo jo që të dimë të vazhdojmë me protesta se rrugë tjetër ska. Ne duam përgjigje, ça do bëni me ne?!”
Lini një Përgjigje