TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 09:41

Rrëshqitje e shpatit të malit, bllokohen akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç

Shkruar nga Pamfleti

Rrëshqitje e shpatit të malit, bllokohen akset

Akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç janë bllokuar nga rrëshqitja e shpatit të malit, në njësinë administrative Zallë–Reç.

Si pasojë e rrëshqitjeve, rrugët kanë qenë tërësisht të bllokuara për disa orë.

Bashkia Dibër ka punuar gjatë gjithë natës për pastrimin dhe hapjen e rrugës që lidh zonën me qytetin e Peshkopisë. Paralelisht, vijon puna edhe për hapjen e rrugëve në njësinë administrative Sllovë.

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha, veçanërisht në fshatrat e thella, ku trashësia e borës në disa zona ka kaluar mbi 40 centimetra. Autoritetet vendore janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Rrëshqitje e shpatit të malit, bllokohen aksetRrëshqitje e shpatit të malit, bllokohen akset

Lini një Përgjigje