TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 08:34

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, ndryshime në Korçë, Lezhë dhe Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, ndryshime në
Drejtoria e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan.

Kreu i Policisë Shtetit, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Mësohet se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ndërkohë, Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Një tjetër emërim i rëndësishëm është ai i Drejtuesit Afrim Tafa, i cili është emëruar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, në Elbasan, Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, ka rifituar detyrën pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan.

Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Rikujtojmë se ndryshime në Policinë e Shtetit, ka pasur edhe disa javë më parë. Më 29 dhjetor u firmos ndryshimi i drejtorit të Policisë Dibër, si dhe emërime të reja në disa sektorë të drejtorive të policisë në Kukës dhe Shkodër. 

 

drejtoria e policisë së shtetit ndryshime ne policine e shtetit

1 Komente

  1. e
    emigranti1991

    Duhet nderruar edhe ne Tepelene e Memaliaj. Kryepolicet atje jane bere te frikshem, Me kercenojne, nese kthehem ne pronen time. Kam prova. Deri kur ky presion ,shantazh, bullizem, kercenim me jete.

    Lini një Përgjigje