TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 08:17

Akull dhe ngrica nga temperaturat ekstreme, bllokohen disa fshatra në Dibër

Shkruar nga Pamfleti
Akull dhe ngrica nga temperaturat ekstreme, bllokohen disa fshatra në
Foto Ilustruese

Ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.

Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren. Në këto zona, trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra.

Prezencë e madhe bore dhe akulli raportohet në rrugët rurale. Bashkitë Dibër dhe Bulqizë janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore. Ndërkohë, ura e Çerenecit në aksin Çerenec–Librazhd është e pakalueshme për qarkullim.

Sa i përket lëvizjes në akset kryesore:
Peshkopi Tirane qarkullimi kryhet pa zinxhirë
Peshkopi–Kukës: qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë

Probleme janë raportuar edhe në zonën e Martaneshit, ku bora dhe ngricat vijojnë të vështirësojnë lëvizjen.

 

moti i keq

Lini një Përgjigje