TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 10:07

Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria, 3 të miturit të infektuar me zgjebe; prej 1 muaji nuk shkonin në shkollë

Shkruar nga Pamfleti
Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria, 3 të miturit
Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria

Nënës në Durrës, së cilës iu gjetën 3 fëmijët brenda në banesë në kushte aspak higjenike, do t’i hiqet kujdestaria për 3 fëmijët.

Ndërkohë që mësohet se fëmijët nuk shkonin prej 1 muaji në shkollë pasi ishin të infektuar me zgjebe. Shkolla ka qenë në dijeni për “karantinimin“ e fëmijëve.

3 të miturit janë në spital bashkë me nënën e tyre. Sipas burimeve, fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i 33-vjeçares, që është shprehur se kurrë nuk do t’i braktiste apo keqtrajtonte fëmijët e saj.

Ajo sqaroi se gjatë ditës është në punë dhe detyrohet që t’i lërë fëmijët vetëm. E reja pretendon se denoncimi në Polici është një kurth që i ka bërë ish-vjehrra, e cila sipas saj, ka mësuar edhe fëmijët që të flasin keq për të.

Duke u ankuar për gjendjen e rëndë ekonomike, 33-vjeçarja është shprehur se ish-burri ka qenë në burg në Itali për 5 vite dhe pasi ka dalë, paguan vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijët.

“Kam 5 vjet e divorcuar. Punoj banakiere dhe të tre fëmijet i lë sëbashku kur iki në punë. Paguhem 400 mijë lekë të vjetra në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qiranë.

33-vjeçarja e proceduar penalisht quhet Blerina dhe është nëna e tre fëmijëve 5, 10 dhe 12-vjeç.

E kam të pamundur që të rri me fëmijet se s’kam të ardhura me se të paguaj qiranë dhe t’i ushqej. Ky është kurth nga ish-vjerra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bej këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyre pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijet të flasin keq kunder meje.

Nuk e di por kjo është e patolerueshme. Si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do mbroj fëmijet se babai i fëmijeve ka qenë në burg ne Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijet 180 mije lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?

Unë fëmijet nuk i braktis kurrë se jam nënë. Djali i dytë vuan nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë. Tani është më mirë. Veshkën e shes e fëmijet nuk i braktis. Fëmijet nuk i lë në jetimore”, tha mes të tjerash 33-vjeçarja.

nënës në durrës do i hiqet kujdestaria

Lini një Përgjigje