TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2024, 12:11

Tubimi i opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin shashka dhe djegin gomat!

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit

Edhe sot opozita po zhvillon protestë përpara bashkisë së Tiranës, aty ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur prej javësh tashmë.

Nga pamjet shihet se protestuesit kanë sjellë me vete kapsolla, vezë dhe goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë.

Gomat më pas kanë nisur t’i djegin, ndërsa tymi është përhapur. Pas kësaj policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë.

Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, kjo pasi protestat e mëparshme të mbështetësve të opozitës kanë pasur trazira.

Tubimi i opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit

Lini një Përgjigje